Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhej me kërcënimin me jetë në kohën kur ishte në Maqedoninë e Veriut.
Kurti ka thënë se gjatë qëndrimit në Shkup, nuk është ndier i rrezikuar, por e ka parë se ka pasur shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup
Më parë RTK raportoi se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup ka pasur plan për atentat ndaj tij. Një gjë e tillë, raportohet të ketë ardhur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Mes të tjerash thuhet që janë marrë të gjitha masat e nevojshme në bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut, me të arritur Kurti mbrëmë në Shkup.
Televizioni publik raporton se i është thënë që kërcënimi për jetën e Kurtit ka qenë serioz, “sidomos duke marrë parasysh se kanë ardhur nga disa burime të informacionit”.
“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe.” – citohet të ketë thënë ky burim. RTK po ashtu raporton se kryeministri Kurti tashmë ka hyrë në Kosovë.