Në Gjykatën e Durrësit po zhvillohet seanca caktimin e masës së sigurisë për 15 të arrestuarit e operacionit “Summer”, të cilët u kapën ditën e djeshme për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Në nisje të seancës, familjarë të disa prej të arrestuarve kanë shpërthyer në ulërima dhe të qara.
Nga policia u ndaluan: Durim Meta, 53 vjeç, Florian Demiri, 44 vjeç, Flamur Tare, 57 vjeç, Diamant Shkina, 33 vjeç, Sadik Lako, 34 vjeç, Mariglen Lisi, 29 vjeç, Saimir Sina, 32 vjeç, Klodian Sehiti, 34 vjeç, Mateos Jeshili, 34 vjeç, Ergert Patlli, 33 vjeç, Gerald Taraj., 32 vjeç, banues në Durrës , Rustem Kolgjini, 50 vjeç, banues në Shijak dhe Zamir Hoxha, 48 vjeç, banues në Kavajë.
Gjatë operacionit janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht. Po gjatë operacionit janë sekuestruar një arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimatri kriminale, automjete e telefona celular.