U kapën me 1 kg kokainë në Tiranë, arrest në burg për Klajdi Sejranin e Euxhenjo Manushin

Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest në burg” për dy të rinjtë Klajdi Sejrani dhe Euxhenjo Manushi, në automjetin e të cilëve u gjetën me 1 kilogramë kokainë.

Të dy ata kanë pretenduar se lëndën narkotike e kishin për përdorim vetjak dhe jo për ta trafikuar. Ndonëse avokatët kërkuan masë të butë sigurie, kërkesa nuk u pranua nga Gjykata, e cila i la të dy në qeli.

Sejrani dhe Manushi u kapën në flagrancë me sasinë e kokainës teksa lëviznin me një mjet luksoz në kryeqytet. Dyshohet se të dy ata, e shisnin kokainën te grupet e të rinjve, por edhe te personazhe të njohur, por kjo mbetet për tu verifikuar nga ana e prokurorisë së Tiranës.