U kapen me 1 kg kokainë, Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi e shisnin lëndën narkotike te …

Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi e kishin shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në disa zona të ndryshme në kryeqytetet. Dy të rinjtë u kapën me rreth 1 kilogramë kokainë në automjetin e tyre.

Përveç zonës së ish parkut edhe lokalet e natës në zona të tjera në kryeqytet ishin disa nga bazat që ato përdornin për të shpërndarë kokainën. Klientët në bare ishin qytetarë të ndryshëm, por edhe këngëtarë të njohur, të cilët ishin të lidhur me dy të arrestuarit, të cilët siguronin kokainën e pastër.

Prej rreth 6 muajsh, Serjani dhe Manushi ishin në përgjim nga policia dhe janë ndjekur deri në kapjen në flagrancë me kokainë. Celularët e tyre janë sekuestruar dhe pritet zbërthimi i tyre për të gjetur prova të reja në lidhje me skemën që përdornin për shitjen e drogës.

Burimet bëjnë me dije se ka dyshime për disa persona të tjerë, kontigjentë të botës së krimit, të përfshirë drejtpërdrejt në furnizimin dhe shpërndarjen e kokainës.

Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi  pritet të dalin para gjykatës së Tiranës të mërkurën për tu njohur me masën e sigurisë. Lidhur me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, prokuroria i ka kërkuar gjykatës masën arrest në burg.