U kapën me 1 .1 kg kokainë, foto e tre të arrestuarve në rrugën ‘Myslym Shyri’ Tiranë

Dalin fotonte të arrestuarve në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë pasi u sekuestruan 1 kg e 130 gram lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

ntidroga e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion ku është goditur një grup që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve të forta narkotike. Agjentët e Antidrogës kishin informacion për këtë aktivitet kriminal dhe prej muajsh kishte nisur përgjimet dhe ndjekjen e këtyre personave.

Të përfshira kanë qënë dhe efektivë të infiltruar ku kanë kryer blerje të stimuluar. Droga vinte nga Fieri dhe pas porosisë autorët e sollën lëndën narkotike me një mjet tip fuoristradë KIA, ndërsa takimin e kishin lënë në një karburant në rrugën “Myslym Shyri”, vend ku edhe është ndërhyrë për arrestimin e personave dhe sekuestrimin e kokainës. Policia ka sekuestruar 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Policia ka arrestuar në zonën e “Myslym Shyrit”, Paulo Shyti, 35 vjeç, Xhelo Ajasllari, 23-vjeç dhe Ervin Rakipi, 43-vjeç.