U kapën duke transportuar 11 kilogram kanabis, arrestohen katër persona në Tiranë

Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 11 kilogram kanabis. Në kuadër të operacionit “Carry on”, janë vënë në pranga Jetlir Mulkurtaj, Gjonald Hazizi, Jetmir Mulkurtaj dhe Ormal Ismaili.

Operacioni u zhvillua në rrugën “Bill Klinton”, ku shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Benz”. Gjatë kontrollit, në bagazh u gjetën dy thasë me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, me peshë totale 11 kg. Lënda narkotike, automjeti dhe 5 celularë u sekuestruan si prova materiale.

Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.