U kap me drogë me vlerë 1 mln euro, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Bëhet me dije se 41-vjeçarit shqiptar iu gjet në mjetin që drjtonte një sasi lënde narkotike me vlerë 1 mln euro. Shqiptari ishte ndaluar me mjetin e tij përpara një kabine ku kryen pagesat duke krijuar probleme në qarkullim dhe si pasojë kishte tërhequr vëmendjen e policisë.

Në orbn 18:15 e pasdites së të mërkurës, një furgon kishte ndaluar për minuta të tëra në kabinën e pagesës së autostradës, pa paguar tarifën, ndoshta duke pritur lëvizjen e policëve, që kishin ngritur një postobllok pak pas daljes në autostradën A22. Pikërisht ky veprim ka tërhequr vëmendjen e policëve që vendosën të ushtrojnë një kontroll. Nga kontrolli rezultoi se shqiptari, banues në Lombardi, kishte precedentë të shumtë penalë dhe krime të natyrave dhe rëndesave të ndryshme, përfshirë edhe tregtimin e drogës.