U kallëzua nga Beleri për tjetërsim pronash, kalon për gjykim dosja ndaj ish-kryebashkiakut te Himares, Jorgo Goro

Kalon për gjykim dosja ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Ai u kallëzua nga kryetari i zgjedhur Fredi Beleri për akuzën e tjetërsimit të pronave.

Goro dhe mbrojtja e tij kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Prokuroria e Posaçme e akuzon Jorgo Goron për “shpërdorim detyre” kryer ne dy raste, në kohën kur ky i fundit ishte kryetar i Bashkisë Himarë.

Goro u arrestua në muajin mars të këtij viti, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri i cili la qelinë pak muaj më parë.

Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish kreu i Kadastrës Vlorë, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe ish juristi Vezir Gjikoka që ka masën “arrest në shtëpi”.