Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Mekanizmi”, duke vënë në pranga një 32-vjeçar të dyshuar për disa vjedhje me dhunë.
Sipas hetimeve, F. C., banues në Fushë Krujë, gjatë muajit mars u kishte grabitur me dhunë varëset e floririt tre grave në Vorë dhe Kamëz. Pas kallëzimeve të viktimave, Komisariati i Policisë Nr. 7 organizoi një operacion për kapjen e tij.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur nëse i arrestuari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera. Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ