U godit me thikë në zemër, tezja e Martin Canit mes dhimbjes e lotëve në protestë: E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin

Tezja e Martin Canit ka folur mes lotësh në protestën e organizuar për vrasjen e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P., pranë derës së shkollës Fan Noli mesditën e 18 Nëntorit.

Mes dhimbjes, tezja e të miturit u shpreh se e dërguan Martinin në shkollë dhe jo në luftë që ta therin.

“E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin Nuk më gjen gjë. Gjithë bota ka mbajt zi për të, jo vetëm Shqipëria. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë”, tha ajo.

Por, për shkak të dhimbjes nga humbja e nipit të saj, që u godit me thikë në zemër, ajo humbi ndjenjat në protestë.

Tezja e 14-vjeçari u transportua me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.