U gjet i pajetë në liqenin e Komanit, trupi i pajetë dyshohet të jetë i Nik Tonaj, i dënuar për vrasjen e çiftit Pjollaj

Një trup i pajetë është gjetur ditën e djeshme në ujërat e Komanit, ndërsa policia e Shkodrës është njoftuar menjëherë për ngjarjen. Pas disa orëve kërkimesh, efektivët e policisë kanë arritur të lokalizojnë trupin dhe ta nxjerrin nga uji.

Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun e vdekjes, ashtu si dhe identitetin e viktimës, dyshimet e para të autoriteteve janë të forta.

Sipas informacioneve operative dhe hetimeve, policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë arritur në përfundimin se trupi i pajetë mund të jetë i Nik Tonajt, i cili është një emër i njohur për autoritetet.

Nik Tonaj është i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e çiftit Nik dhe Lula Pjollaj, ngjarje e ndodhur më 13 korrik të vitit të kaluar. Ai u shpall në kërkim, dhe tashmë dyshohet se trupi që u gjet në Koman mund të jetë i këtij personi, i cili është i arratisur që nga koha e krimit.

Trupi i viktimës është dërguar drejt Tiranës për të iu nënshtruar një autopsie dhe ekspertizës mjekoligjore për të konfirmuar shkakun e vdekjes dhe identitetin e tij. Hetimet vazhdojnë dhe autoritetet janë në pritje të rezultatet e ekspertizës për të dhënë një përgjigje përfundimtare.