U gjet i gjakosur në mes të rrugës në Tiranë, përfundon në intubim te Trauma 42-vjeçari


Me plagë të shumta dhe i gjakosur  u gjet i dhunuar në rrugë mëngjesin e sotëm në kryeqytet 42-vjeçari nga Bilishti, Rigels Kaso.

Mësohet se gjendja e tij është përkeqësuar dhe është futur në intubim në spitalin e Traumës. 42-vjeçari ka plagë të shumta në kokë dhe në trup. Kaso u gjet mëngjesin e sotëm nga kalimtarët i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se autor i ngjarjes është vetëm një person.

42-vjeçari është dhunuar në rrugë nga një person, ndërsa policia është shumë pranë identifikimit të tij.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.


42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

 

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.