U gjet e mbytur, përcillet sot për në banesën e fundit 9-vjeçarja. Vijojnë kërkimet në Bunë


Vogëlushja 9-vjeçare, e cila u gjet e mbytur dje në ujërat e lumit Buna, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Mësohet se disa grupe palombarësh të RENEA-s dhe një ekip nga ushtria, po vijojnë kontrollet në ujërat e Bunës për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë të mitur, 8 dhe 3 vjeç.

Ndërkohë, ceremonia mortore e vogëlushes do të kryhet në orën 14:30. Sakaq, Erdgys Azarri, i cili ndodhet pas hekurave, ka mohuar se dhunonte gruan dhe fëmijët e tij të mitur.