U filmuan duke dhunuar 15-vjeçarin që u kap me pistoletë, pezullohen nga detyra tre policë
Tre efektivë të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra pas publikimit të një videoje ku shfaqeshin duke goditur me grusht një 15-vjeçar gjatë arrestimit sot në Fushë-Mëzez.
Në reagimin e Policisë së Shtetit thuhet se ata kanë shkelur rregulloren, gjatë arrestimit të të miturit i cili u kap duke lëvizur me armë zjarri.
Reagimi i Policisë së Shtetit:
-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në zbatim të Nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 “Per Policine e Shtetit” ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.