U ekzekutua në sytë e motrës, zbardhen mesazhet e shqiptarit ku paralajmëronte vrasjen e vet nga shokët. Në mes një blogere e famshme


Një ditë pas ekzekutimit në qendër të Tivarit të shqiptarit, Edmond Mustafa, mediat vendase japin detaje të tjera, duke theksuar se ai konsiderohej si person i afërt me klanin Skaljar.

Pak orë pas ngjarjes, policia ndaloi Dino Ibrahimoviçin (28-vjeç), i cili konsiderohet të jetë pjesëtar i të njëjtit grup kriminal! Vrasësi i maskuar, siç raportojnë mediat malazeze, i është afruar Mustafit nga mbrapa, derisa ai po i afrohej veturës në shoqërinë e motrës së tij dhe ka qëlluar me dhjetëra të shtëna. Më pas është larguar me vrap. Sipas tyre, infermierja bërtiste dhe thërriste për ndihmë, por mjekët mund të deklaronin vetëm vdekjen.

3824885 Whatsapp Image 20240227 At 09.49.31 C50023dd Ff

 

Iku me një skuter


Policia malazeze konfirmoi dje se edhe i vrari edhe vrasësi i përkisnin të njëjtit klan dhe se Ibrahimoviç tentoi të arratisej me skuter, por u arrestua shpejt. “Për një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër kohore dhe në bazë të përshkrimit të kryerësit të veprës, i dyshuari është penguar të arratiset”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Në momentin e arrestimit, i dyshuari ka qenë duke vozitur një skuter elektrik dhe ka pasur kaskë. “Policia gjeti një çantë udhëtimi të zezë me një pushkë automatike.

 

Dyshohet se D.I, duke përdorur një pushkë automatike që u gjet në afërsi të vendndodhjes së tij, i ka marrë jetën EM duke gjuajtur disa predha nga arma”, thuhet në njoftim. Sipas informacioneve jozyrtare, si Mustafa i vrarë, ashtu edhe i arrestuari Ibrahimoviç janë të afërt me klanin Škaljar. I vrari dhe vrasësi dyshohet se kanë qenë shokë. Spekulohet se pas vrasjes së një prej krerëve të klanit Skaljar, Alan Kožar, në Korfuz në vitin 2020, Mustafa filloi të publikonte pretendime në rrjetin social Tiktok se pas likuidimit qëndronin “tradhtarë nga klani Skaljar” .

Ai dyshohet se ka publikuar korrespondencën sekrete të Sky-it, po ashtu është thënë se ka “fluturuar” dhe është ofruar në polici si dëshmitar-bashkëpunëtor, tregon burimi i Kurir-it dhe shton se Mustafa dyshohet se ka folur në Mal të Zi se “do të vërtetojë të vërtetën, se nuk kanë qenë vetëm ‘Kavçanët’ që kanë bërë krime”.