U ekzekutua në oborrin e banesës/ Kush është Pjetër Kaza, të vëllain ia vranë një vit më parë në Belgjikë
- 1 June, 2025
Pjeter Kaza, viktima e sotme i vrarë në Tale të Lezhës është vëllai i Agustin Kazas i cili është vrarë më 28 prill 2024 në Belgjikë. 44-vjeçari ishte duke pirë kafe në një lokal shqiptarësh në rrugën Joseph Brand, në Schaerbeek, kur u qëllua disa herë në kokë dhe kraharor.
57-vjeçari që u vra mëngjesin e kësaj të diele të Tale të Lezhës punonte në minierën e Spaçit dhe sipas të dhënave, ishte kthyer në banesë rreth orës 01:00 pas mesnate. Vrasja e tij dyshohet se lidhet me një zinxhir të gjatë hakmarrjesh, që zanafillën e ka në vitin 1994, me vrasjen e Ndue Kazës, shef i krimeve në qytetin e Rrëshenit.
Më datë 7 Janar të vitit 1994 në qytetin e Rrëshenit ishte vrarë Shefi i Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.
Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza, i dënuar me 22 vite burg, ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ