U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në fuqi “arrest në burg” për Ado Xhikën, Ervis Dakën dhe Maksim Koçin
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ që kishte vendosur në mungesë ndaj Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, ndaj Ervis Dakës dhe Maksim Koçit, të cilët u ekstraduan pak ditë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë.
-Ervis Daka, 38 vjeç, është nën akuzë për tentativë vrasjeje me paramendim, sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes, armëmbajtje pa leje dhe përkrahje të autorit të krimit. Ai dyshohet se ka vepruar si pjesë aktive e grupit kriminal të strukturuar.
– Maksim Koçi, 39 vjeç, përballet me akuza për vrasje me paramendim, kryer për hakmarrje dhe interes, sigurim të mjeteve për vrasje, përkrahje të autorëve të krimeve dhe armëmbajtje pa leje. Edhe ai konsiderohet pjesë e organizatës kriminale të strukturuar.
– Ado Xhika, 40 vjeç, akuzohet për përkrahje të autorëve të krimeve, duke vepruar në kuadër të të njëjtit grup të strukturuar.