U ekstradua nga Dubai, mediat belge: Franc Çopja objektiv me vlerë të lartë, porositi me SKY ECC vrasjen e Ardit Spahiut

“Franc Gergely alias Franc Çopja është një nga objektivat e shumtë me vlerë të lartë të kërkuar nga Belgjika, të cilët janë vendosur në Dubai gjatë dekadës së fundit për të shmangur kthetrat e policisë dhe gjyqësorit” shkruajnë mediat blege pas ekstradimit të Elbasanlliut nga Dubai.

Sipas mediave Gergely ishte lart në listën e dëshirave të ministrit të Drejtësisë Paul Van Tigchelt, sepse shqiptari shihet si një nga figurat kryesore të mafies shqiptare të kokainës në Evropë.

“Franc Gergely është krimineli i parë i drogës që ekstradohet që nga hyrja në fuqi e traktatit të ekstradimit midis Belgjikës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Vendi ynë prej disa kohësh u kërkon autoriteteve në Emiratet që të ekstradojnë kreun e mafies ndërkombëtare të drogës, e cila prej vitesh ndodhet në Dubai. Një nga objektivat e tjerë me vlera të larta aktualisht në burgun e Dubait është shtetasi i Antëerpenit Nordin El H. Përveç kësaj, vendi ynë ka kërkuar ekstradimin e figurave kryesore si Othman El Ballouti, Hoesni A., Omar G. e dhjetëra të tjerë” përfundon shkrimi.