U ekstradua në Shqipëri, si u arrestua dhe zbulua në Ibiza Leonard Luzi (DETAJET)

Leonard Luzi nuk është arrestuar për llogari të autoriteteve shqiptare, pasi në Spanjë kishte identitet tjetër.

Policia spanjolle ra në gjurmë të tij asokohe, pasi kishte informacion se po organizonte vrasjen e një shtetasi shqiptar në Spanjë. Luzi u lokalizua dhe arrestua në ishullin e Ibizës.

Gjatë verifikimit dhe marrjes së shenjave të gishtave, u zbulua se ai ishte në kërkim edhe në shtetin shqiptar dhe se bëhej fjalë për shtetasin Leonard Luzi.

Më 19 korrik autoritetet shqiptare i nisën atyre spanjolle dosjen e SPAK dhe dokumentacionet për ekstradimin e 47-vjeçarit, i cili më datë 9 nëntor mbërriti në vendin tonë.

Leonard Luzi njihet si anëtar i një organizate kriminale në Spanjë për kryerjen e “krimeve të rënda kundër personit”, funksionet kryesore të së cilës ishin udhëzimi për kryerjen e vrasjeve, rekrutimi i anëtarëve të rinj, caktimi i misioneve mes tyre si dhe jep udhëzime se si të lokalizohen objektivat dhe t’i vrasin ato