U dhunua barbarisht efektivi i burgut të Fierit dhe përfundoi në koma, ja çfarë deklaroi para hetuesve
- 1 May, 2024
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit pasi një komisar policie është dhunuar barbarisht në lagjen “1 Maji”.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:30 minuta të 29 prillit në hyrje të pallatit ku jetonte. Persona të pa identifikuar kanë goditur me sende të forta nënkomisar Nazmi Doko, i cili punon pranë burgu atje.
Pas ngjarjes, ai ka përfunduar i pavetëdijshëm në spital dhe ka deklaruar para hetuesve se nuk mbante mend asgjë. Policia lokale po zhvillon hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ