U dënua me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Apeli merr vendimin për Luiz Ejllin
- 8 May, 2025
Lajm i mirë për fituesin e Big Brother Vip Albania 2, Luiz Ejlli.
Këngëtari është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.
Gjykata ka pranuar kërkesën ankimore të Avokateve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe duke deklaruar të pafajshëm të pandehurit Ejlli dhe Avdurramani.
Luiz Ejlli ishte deklaruar fajtor dhe dënuar me një vit burgim për falsifikim dokumentesh nga Shkalla e Parë Fier.
Tags:
luiz ejlli
Regjistrohu në buletinin tonë informativ