U dënua me 1 vit burg për “Kallzim të rremë”/ Salianji rekurs të vendimit në Gjykatë të Lartë
Demokrati Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin me 1 vit burg në Fier, ka nisur betejën ligjore. Ervin Salianji do të bëjë rekurs vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë.Ai po përgatit kërkesën për ta dërguar në Gjykatën e Lartë për pezullimin e vendimit të Apelit.
Gjithashtu Salianji do të depozitojë në SPAK kallëzim ndaj ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.Sa i përket postit të tij, si deputet i Korçës, fillimisht Kuvendi duhet të konstatojë përfundimin e mandatit të Salianjit, por kjo ende nuk është bërë.
Më pas njoftohet KQZ dhe deputeti që merr karrigen e tij në Kuvend zgjidhet në bazë të listës shumë emërore të dorëzuar nga PD në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.