U dënua me 1 vit burg për “Kallzim të rremë”/ Deputeti i PD, Ervin Salianji, do të dërgohet sot në burgun e Fierit

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Saliajni është vënë nën arrest, ditën e sotmë në orën 17:25, pasi është vetëdorëzuar në Drjetorinë e Policisë së Tiranës.

Salianji pritet të nisë vuajtjen e dënimit me burg për një vit, dhënë nga Gjykata e Apelit të Tiranës.

Ai është takuar me mbështetësit demokratë në hyrje të Drejtorisë së Policisë, ndërsa tanimë  është duke u transferuar drejt burgut të Fierit i shoqëruar nga Policia.