U bllokuan në anionin e Langericës, policia shpëton 23 turistët gjermanë, polakë e francezë
Policia ka mundur të shpëtoj 23 turistët e huaj, të cilët u bllokuan në “Kanionin e Langaricës”, në Përmet.
Turistwt gjermanë, polakë, e francezë mbetën të bllokuar këtë të hënë në kanionet e Langaricës në Përmet, si pasojë e motit të keq.
Menjëherë janë nisur në drejtim të kësaj adrese, bashkë me shërbimet e zjarrëfikësve.
Pavarsisht rreshjeve të shumta të shiut, pas disa orësh kërkime shërbimet e Policisë kanë gjetur 23 turistët gjermanë, polakë, e francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga rreshjet e shiut.
23 turistët janë shoqëruar për në Përmet dhe iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, e aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për humanizmin dhe për ndihmën që iu ofruan.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.