“U bezdisa nga kamera, jo nga fjalimi i Xhaçkës” – Erion Braçe sqaron videon virale të mbylljes së fushatës
Deputeti socialist Erion Braçe ka sqaruar gjestin që u bë viral gjatë mbylljes së fushatës së Partisë Socialiste, ku u pa të bëjë një reagim të dukshëm gjatë fjalimit të ministres Olta Xhaçka.
Gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live”, Braçe tha se nuk ishte bezdisur nga fjalët e Xhaçkës, por nga kamera dhe operatori që i afrohej.
“Më erdhi kamera dhe nuk e doja. Nuk e doja fare vëmendje. Nuk u bezdisa nga fjalia ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. E kisha me vëmendjen, nuk e doja. Kisha marrë vëmendje gjatë gjithë fushatës, nuk më duhej atë ditë,” shpjegoi Braçe.
Ai shtoi se kishte folur me Xhaçkën vetëm një ditë më parë dhe se nuk kishte asnjë problem mes tyre, përveç një shqetësimi të ministres me një procesverbal.