Deputeti Agron Çela, i cili së fundmi ia bashkua Partisë Socialistë në Shkodër, ka reaguar për herë të parë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”.
Çela e ka nisur njoftimin duke komentuar pikërisht takimin me kryeministrin Rama, ku shprehet se në atë takim u fol për disa projekte të rëndësishme që po zbatohen dhe për ato akoma më të rëndësishme që do të zbatohen në të ardhmen.
Më pas ai ka bërë një rezyme të arritjeve që nga momenti që ai u bë deputet për herë të parë në vitin 2012, pjesë e LSI.
Në fund ai kërkon nga shkodranët që në zgjedhjet lokale ti japin mundësinë mazhorancës të drejtojë qytetin, që prej 30 vitesh është udhëhequr nga PD-ja.