Anxhelo Ajazaj, Klarens Dalipaj alias Dhrami dhe Xhino Hamitaj u arrestuan nga Forcat operacionale në kuadër të operacionit ndërkombëtar të antidrogës, iniciuar nga policia e Romës.
Te tre personat e arrestuar në Vlorë janë ndaluar mbrëmjen e djeshme. Burime nga policia konfirmojnë se pas urdhrit të mbërritur nga policia italiane ata kanë qenë nën vëzhgim prej tre ditësh, ndërsa mbrëmjen e djeshme është kryer ndalimi i tyre nga forcat operacionale.
Ata janë ndaluar në pika të ndryshme të qytetit të Vlorës. Informacioni ka qenë shumë i rezervuar, ndërsa është një operacion i përbashkët mes dy shteteve, Italisë dhe Shqipërisë.
Sipas burimeve, tre personat e ndaluar në Vlorë kishin rolin e shpenzimit të drogërave të ndryshme në shtetin italian dhe kryesisht në zonën e Romës.