U arrestua sot/ Kush është Miri Bruli, pronari i resortit “Ara e vjetër” dhe djali i dajës së biznesmenit Pëllumb Gjoka


Miri Bruli, një emër i njohur i botës së krimit në Shkodër dhe pak i dëgjuar në media, është arrestuar gjatë një aksioni të organizuar nga prokuroria e posaçme SPAK në Tiranë.

lidhja e Miri Brulit me biznesmenin Pëllumb Gjoka është përtej shoqërisë, pasi Bruli rezulton të jetë djali i dajës së Pëllumb Gjokës.

Ende vijon të jetë e paqartë aktiviteti kriminal që Bruli ka kryer dhe për të cilin është arrestuar nga SPAK. Kjo pasi aksioni vijon të jetë ende në aktivitet e sipër.

Bruli rezulton të jetë pronari i një resorti turistik në plazhin e Velipojës, i quajtur “Ara e Vjetër”. Resorti është i rregjistruar në emër të bashkëshortes së tij dhe ndodhet shumë pranë pronave që zotërohen nga Pëllumb Gjoka.

Një tjetër pasuri e çmuar e Miri Brulit në këtë zonë është dhe një plazh ranor me shezllona, ku së fundi ishte IKMT-ja që i vendosi ruspën e fadromave.

Nga policia kriminale e Shkodrës, Miri Bruli, është skeduar si një lidhje e ngushtë familjare e biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Ndërsa aktiviteti kriminal i tij dyshohet se shtrihet në “Trafikun e lëndëve narkotike” dhe kultivimit të marjuanës në zonën e Dukagjinit dhe Velipojës.

Emrat e tyre kanë dalë në dosjen “Metamorfoza”, ku kjo çështje tashmë është ndarë në 4 procedime të ndryshme, ku janë regjistruar vepra penale si “Kultivim dhe tregtim të drogës”, “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “korrupsion i zyrtarëve shtetërorë” e të tjera.

Aksioni i SPAK vijon të jetë ende aktiv, pasi shumë prej personave të proceduar janë larguar nga Gjermania duke gjetur strehim në Dubai. Ndërsa disa persona të tjerë u është komunikuar gjendja e arrestit në dhomat e burgut ku ndodhen.

 

Disa nga emrat e personave që janë lëshuar urdhër-arreste:

1- Leonard Duka

2- Erlis Duka

3- Astrit Avdylaj

4- Altin Avdylaj

5- Valter Bami

6- Durim Bami

7- Endrit Dokle

8- Plarent Dervishaj

9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS-së

10- Xhevi Ndoka në burg

11- Fatmir Hyseni alias “Doçja”

11- Albert Zaja, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

12- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS-së, Eduard Ndreca

13- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS-së, Eduard Ndreca/Ora News