U arrestua për shfrytëzim të miture/ Policia zbulon në telefonin e mjekut video pornografike në chat grup

Detaje të rënda mësohen lidhur me arrestimin e mjekut Dervish Hasi i cili u vu në pranga nga policia e Tiranës për abuzimin 2 vjeçar me një të mitur.

Burime bëjnë me dije se 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video me përmbajtje për të rritur.

Gjithastu policia zbuloi në telefonat celular se të 4 personat kishin hapur një  grup ‘chati’ në celular, ku shkëmbenin mesazhet dhe video pornografike të gjithë bashkë më gratë e tjera të 42-vjeçarit.

Gjithastu mësohet se Hasi dyshohet se e manipulonte të miturën vazhdimisht, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

Policia e arrestoi 42-vjeçarin kur e mitura shkoi në banesën e tij, aty ku ai i linte takim disa herë në javë.