U arrestua për gjobëvënie ndaj bizneseve, Jetmir Llanaj del para Gjykatës së Lezhës
Jetmir Llanaj, 46 vjeç, i akuzuar për pjesëmarrje në një grup kriminal që vendoste gjoba tek bizneset, ka dalë sot para Gjykatës së Lezhës nën masa të rrepta sigurie.
Sipas policisë, Llanaj kishte përdorur dy të mitur dhe dy persona të tjerë për të dërguar kërcënime tek bizneset, duke kërkuar përfitime pasurore të padrejta. Hetimet kishin nisur tre muaj para operacionit të policisë, që pas vëzhgimeve intensive dhe përgjimeve, çoi në arrestimin e dy të miturve dhe një 39-vjeçari, të cilët u kapën në flagrancë duke tentuar të marrin një shumë parash nga një biznes.
Pasi u arrestuan dy të miturit, operacioni vazhdoi dhe Jetmir Llanaj u arrestua disa ditë më vonë.