U arrestua pas lirimit nga amnistia/ Gjykata vendos arrest në burg për “buzëderrin”


Gjykata e Vlorës e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg me afat 40 ditë për Sokol Sinomatin, i njohur si “buzëderri”, ndërsa ”. Vendimi me afat për mbërritjen e dokumentacionit për ekstradimin e Sinomatit.

Drejtësia italiane e ka dënuar për veprat penale “organizata kriminale” dhe “trafikim ilegal i klandestinëve”.

Sinomati u arrestua dy ditë më parë, në qytetin e Vlorës, ndërsa kishte dalë nga burgu pasi kishte përfituar nga amnistia penale. Ndërkohë, pak muaj më parë i vranë të birin me snajper, në ballkonin e shtëpisë së tij.

Ai u arrestua në vitin 2000 në Vlorë për vrasjen e një personi në vitin 1997 dhe e vuajti dënimin në burgun e Fushë-Krujës.