U arrestua me Fredi Belerin për blerje votash, burg për Pandeli Kokoveshin

Është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg’ për Pandeli Kokoveshin, i cili u arrestua me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, për blerje votash.

Vendimin, Kokoveshi e mësoi nga QSUT, ku u dërgua me ambulancë nga Vlora, aty ku ishte në paraburgim, pas shkak të problemeve me zemrën.

Prokuroria e Vlorës e akuzon atë dhe Fredi Belerin, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, për blerje votash.

Ata janë ndaluar dje pak pas mesnate në Himarë, pasi një agjent i infiltruar ka përgjuar pazarin për vota. Sipas informacioneve paraprake, Beleri do të paguante 400 mijë lekë të vjetra për 8 vota. Ndërkohë, Prokuroria thotë se ka prova, se Fredi Beleri ka premtuar dhe ka dhënë para.