U arratis nga burgu i Lezhës, arrestohet në Tiranë Daut Laze

Dy muaj ka zgjatur arratisja e Daut Lazes.

49-vjeçari është arrestuar në Tiranë, ku dyshohet se strehohej  që prej 4 shkurtit të këtij viti, pasi u arratis nga Burgu i Shënkolit në Lezhë.

Nga veprimet e kryera rezulton se 49-vjeçari me probleme të shëndetit mendor të ketë dalë në ajrim, aty ka marrë një llamarinë të cilën e ka mbështetur te muri mbi 4 metra i lartë në anën jugore të burgut, duke e kapërcyer dhe larguar.

Daut Laze ishte dënuar me mjekim të detyruar, ndërsa në planin e arratisë e realizoi nga dhoma e mjekimeve në institucionin e shndërruar prej më shumë se 2 vitesh, në strehën e përkohshme të të burgosurve me probleme të shëndetit mendor, ku aktualisht janë 470 persona, me një staf prej 180 punonjësish.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, shtetasi Daut Laze, 49 vjeç, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, me datë 04 shkurt 2025.

Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir.

Ky shtetas, me datë 04 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë.

Veprimet e metejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.