U aludua se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani: Nuk qëndron….

Armina Mevlani ka reaguar pas aludimeve për një shtatzani të mundshme nga ndjekësit në rrjete sociale

Dyshimet lindën pas ndryshimeve në peshën trupore të influenceres, ndërsa ajo ka reaguar duke treguar të vërtetën.

Mevlani u shpreh se nuk është shtatzënë, por se problemet shëndetësore kanë sjellë ndryshime në peshën trupore.

“Mënyra se si komentohet në portale është e tmerrshme. Nëse do më ndodhte nuk do ta thoja. Por pas këtyre reagimeve kam thënë që vërtet a duhet ta them.

Unë besoj tek syri, më ecin gjërat ters kur mendojnë që reagojnë kështu. Unë se kam vrarë mendjen se çfarë do të thonin njerëzit vjen një moshë që s’të intereson se çfarë thonë, krijon imunitet”, u shpreh Mevlani.