U akuzuan se licencuan karburantin pa leje, GJKKO merr vendimin për kryebashkiakun e Devollit

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë që e shpalli të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit EduarT Duro.

SPAK kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakut socialist me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që të konvertohej në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike. Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu

Por GJKKO vendosi të rrëzojë SPAK teksa ky i fundit ankimoi vendimin në Apel. Duro ishte marrë zyrtarisht i pandehur nga prokuroria e posaçme, dhe akuzohej se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.

Hetimi i SPAK erdhi pas një kallëzimi të depozituar nga një subjekt tjetër. Veç Duros, u hetuan edhe 4 punonjës të Bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë.

Vendimi i gjykatës përfshin:

  1. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës V.B., për akuzën e “Shpërdorimi i detyrës”.
  2. Deklarimin e pafajshëm të Eduart Duro (E.D.), për të njëjtën akuzë.
  3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.S. për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
  4. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit G.H. për të njëjtën akuzë.
  5. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit G.M. gjithashtu për “Shpërdorimi i detyrës”.