U akuzua për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, 25 vite burg për Klevis Allën


Me 25 vite burg është dënuar Klevis Allën, i cili akuzohet për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, ndërsa Besian Xhixha me 6 vite, dhe Enver Diva me 5 vite.

Alla kishte marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, por më pas ju hoq pas dëshmitë e tij binin ndesh me ato të Nuredin Dumanit.

Kujtojmë se Klevis Alla ka treguar se ditën e ngjarjes është takuar me Nuredin Dumanin, i cili në kokë mbante një kapuç si ato të policisë. Bashkë me Nuredinin ishte edhe një person pa kapuç, por nuk e njihte.

Sapo makina “Golf 6” është afruar, Klevis Alla ka treguar se Nuredin Dumani ka ulur xhamin e makinës dhe ka qëlluar e ndërsa ekzekutori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur. Pasi ka qëlluar mbi dy vëllezërit, Klevis Alla ka treguar se Nuredini ka zbritur nga makina dhe i është afruar vëllezërve ku ka qëlluar sërish mbi ta.

Pas këtij veprimi ata kanë lëvizur drejt varrezave ku Nuredini dhe personi tjetër kanë zbritur dhe kanë marrë rrugën drejt Tiranës. Ndërsa Alla e ka braktisur makinën tip “Benz” disa metra poshtë varrezave aty ku ka hedhur edhe armët e zjarrit. Më pas të nesërmen, thotë Alla “kam dalë për të pirë kafe me një shok dhe pastaj kam shkuar tek makina e braktisur dhe e kam lëvizur pak më poshtë pasi në zonë po lëvizin disa policë”.