U akuzua për vrasjen e Briken Sanajt te Kodra e Diellit, ky është Vladimir Kola që u ekstradua sot nga Gjermania


Personi në foto është Vladimir Kola, që u ekstradua sot nga Gjermania në vendin tonë, pasi akuzohet për vrasje.

Me datën 03/10/2022, rreth orës 22:50 tek Kodra e Diellit, shtetasi Vladimir Kola në bashkëpunim me persona të tjerë ka qëlluar për vdekje shtetasin Briken Sanaj.

 

Njoftimi:


Sot me datën 16.04.2024, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, në Gjermani u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar  Vladimir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Vepra penale: Plagosje me pasoje vdekjen, keqtrajtim, vrasje, armembajtje pa leje, eksplozive etj.

 

Check Also

Detajet/ Nesër kongresi, PS ndez motorët për zgjedhjet e 2025

Pas dy shtyrjeve ora 11;00 e së dielës do të gjej të mbledhur në Tiranë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *