U akuzua për veprime naziste gjatë inaugurimit të Trump, reagon Elon Musk: Sulm i mërzitshëm

Elon Musk ka reaguar pas polemikave të shkaktuara nga një gjest i tij gjatë inaugurimit të Donald Trump, ku u akuzua se kishte bërë një përshëndetje që ngjante me simbolin nazist.

Musk përshëndeti turmën duke ngritur dorën e djathtë mbi zemër dhe duke e zgjatur jashtë, veprim që u kritikua menjëherë. Pas këtyre akuzave, Musk reagoi në X (më parë Twitter), duke mohuar çdo lidhje me simbolin nazist dhe duke e cilësuar kritiken si të lodhur.

“Pikërisht,” tha Musk në përgjigjen e tij ndaj kritikave, ndërsa më pas shtoi: “Sulmi i stilit ‘të gjithë janë Hitler’ është kaq i mërzitshëm.” Musk po ashtu i kërkoi komentuesve të përdornin truke më të mira të pista.

Gesti i tij kishte shkaktuar një valë polemikash dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale shprehën shqetësim për simbolizmin e mundshëm të tij.