U aksidentua teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur, SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin Qani Xhafa

SPAK ka shpallur pretencën dhe kërkon dënimin me 6 muaj burg për deputetin Qani Xhafa.

Xhafa u aksidentua disa kohë më parë, duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Megjithatë, prokuroria ka propozuar që ekzekutimi i dënimit të pezullohet dhe Xhafa të kryejë një vit shërbim prove.

Ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret nga gjykata.