U aksidentua me motor dhe ra në kanalin e ujit/ Ndërron jetë efektivi i FNSH-së në Shkodër, trupi u gjet pas disa orësh kërkime

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një efektiv ka humbur jetën për shkak të një aksidenti të shkaktuar nga moti i keq. Efektivi, i identifikuar si Nikol Lekndreaj, 51 vjeç, pasi është takuar me disa miq të tij, ka qenë duke u kthyer në shtëpi me motor, ku ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në kanal.

Trupi i tij është gjetur pas shumë orësh kërkimi, rreth orës 03:00 të mëngjesit. Mbrëmjen e djeshme Shkodra u përball me një mot të keq dhe përmbytje, ku autoritetet vendore u kërkuar qytetarëve të evitonin daljen nga banesat.

Informacioni i Policisë:

Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë. 

Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.