U aksidentua dy ditë më parë në Itali, ndërron jetë në spital punëtori shqiptar

Pas një aksidenti të rëndë rrugor ka ndërruar jetë në spitalin e Milanos punëtori shqiptar, Betim Bilangu, 50 vjeç.

Aksidenti ndodhi të martën në autostradën Brebemi, në zonën mes Trecella dhe Albignano.
Bilangu po drejtonte një furgon të tonazhit të rëndë, i cili u përplas me një kamion që po dilte nga një vendparkim.

Përplasja ishte e fortë dhe gjendja e tij u vlerësua kritike që në vendngjarje.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të emergjencës dhe transportimit me helikopter në spitalin Niguarda, ai ndërroi jetë pak pas mbërritjes. Viktima ishte babai i tre fëmijëve.