Video/ Tymi toksik ‘pushton’ Elbasanin! Zjarri aktiv prej më shumë se 10 orësh
Zjarri i përmasave të mëdha që shkaktoi një situatë emergjence në Elbasan, vijon të jetë ende aktiv pas më shumë se 10 orë përpjekjesh.
Tymi ka mbuluar të gjithë zonën ndërsa vijon përpjekja e disa dhjetëra efektivëve zjarrfikës për fikjen e zjarrit.
Gjatë natës tymi toksik mbuloi të gjithë qytetin e Elbasanit.
Brenda pak orësh Elbasani u përball me katër vatra zjarri, ku përveç landfillit, flakët përfshinë dhe një kodër me ullishte në fshatin Balëz.
Për të normalizuar situatën kritike u angazhuan 15 mjete zjarrfikëse dhe mbi 100 efektivë nga të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan, si dhe forca ndihmëse nga Tirana, Berati dhe Kamza.
View this post on Instagram
Në lidhje me situatën e rënduar nga zjarri ka reaguar edhe drejtori i MZSH, Arben Cara i cili deklaroi se për vatrën e zjarrit janë angazhuar 60 forca zjarrfikëse dhe po punojnë intesivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
View this post on Instagram