Detaje të reja dalin në dritë nga dosjet e SPAK, ku nga përgjimet janë zbuluar disa ngjarje kriminale.
Një prej bisedave që është publikuar është ajo e Behar Bajrit me Arben Ndokës.
I pari i thotë Ndokës se Durim Bami dhe Mariglen Hakla e duan atë të vdekur.
“Nëse vjen Duri dhe Mariglen se thojnë dun me ardh me më taku, i ke gati nëse vijnë. Se ty të dojnë të vdekur, unë i thashë që nuk kam muhabet me të”, është biseda mes tyre.
Ndërkohë, Bajri e pyet Ndokën nëse i ka njerëzit gati në rast se Durim Bami vjen dhe ish-deputeti jep përgjigje pozitive.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ