Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka theksuar se integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës janë të padiskutueshme dhe se vendi i tij është i gatshëm të mbajë bisedime të ardhshme për paqe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Këtë deklaratë ai e bëri pas një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Ankara, duke e mbështetur vazhdimësinë e përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur konfliktin.
Erdogan shprehu gatishmërinë e Turqisë për të luajtur një rol kyç në bisedimet ndërkombëtare për paqen, duke u angazhuar që të kontribuonte në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai theksoi se vendi i tij qëndron i palëkundur në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës dhe integritetit të saj territorial.
Këto bisedime vijnë në një moment kur një tjetër raund i negociatave ka pasuar në Arabinë Saudite, ku zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë kanë diskutuar për përmirësimin e marrëdhënieve dhe mundësitë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Pas bisedimeve të fundit mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit rus Vladimir Putin, diplomatët janë përpjekur të gjejnë një rrugë të përbashkët për të zgjidhur krizën në Ukrainë.