Turistët “pushtojnë” Korçën, 10% më shumë rezervime nga 2024

Edhe këtë vit Korça mbetet qyteti më i kërkuar nga turistët e huaj, kryesisht nga Europa Perëndimore.

Në rrugët e Korçës është bërë e zakonshme prania e turistëve gjermane e francezë, të cilët shprehen se Korça është pjesë e lëvizjeve të tyre në Shqipëri.

Operatorët turistike bëjnë me dije se këtë vit kanë rezervime 10% më shumë me turistë të huaj se një vit më parë.