Turi me Diasporën/ Rama takohet nesër në Milano me shqiptarët e Italisë, poston foton e eksodit të madh drejt vendit fqinj


Përmes një posteri të publikuar në rrjetet sociale, me njërën nga fotot e eksodit të madh të shqiptarëve drejt Italisë gjatë vitit 1991, Rama njofton se do të jetë në qytetin italian më 26 maj, në orën 11:00 në *Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA.

Ky është takimi i dytë me diasporën i kreut të qeverisë, pas atij të 12 majit në Athinë, ku u prit nga mijëra shqiptarë.