Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e dytë, ja rrugët që do të bllokohen

Do të zhvillohet sot etapa e dytë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, që fillimisht do të nisin në Shkodër rreth orës 11:40 ndërsa  përfundon në Elbasan rreth orës 16:00. Policia ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, duke i bërë kështu thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore në oraret e caktuara:

 ETAPA E DYTË/Datë 27.05.2025

Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15

Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30

Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15

Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00

Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30

Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00

Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.