Turi çiklistik shqiptar nën dominimin e Holandës
Nils Rimajer është kryesuesi i turit çiklistik shqiptar edhe pas etapës së dytë.
Faza e cila u zhvillua në aksin Shkodër-Elbasan dhuroi adrenalinë, me holandezin që shënoi kohën më të mirë për të fituar në një garë emocionuese. Në klasifikimin individual Rimajer udhëheq pas dy etapave, teksa mban edhe fanellën e verdhë në këtë fazë të garës.
Sprinti i fushës i përket çiklistit të ekipit shqiptar, Gabriele de Fabridis. Ai veshi bluzën e bardhë e njëkohësisht u shpall si ciklisti i ri më i mirë i kësaj etape.Në total janë përshkruar 339 kilometrat e para, me etapën e radhës që zhvendoset nga Elbasani në Vlorë me një gjatësi prej 149 kilometra.