Tubimi i fundit i Trump, republikani kërkon fitoren në Karolinën e Veriut: Të jemi sërish një komb i lirë dhe krenar

Gjatë tubimit të tij të fundit në shtetin e fushëbetejës së Karolinës së Veriut, ish-presidenti Donlad Trump u bëri thirrje mbështetësve të tij që ta zgjedhin atë, duke përsëritur pretendime për ndërhyrje në zgjedhje dhe duke mbjellë terrenin për të hedhur dyshime mbi rezultatin e votimit në ditën e zgjedhjeve.

Republikani e quajti 5 nëntorin ditën më të rëndësishme në historinë e vendit, ndërsa ofroi argumentin e tij përmbyllës në një garë presidenciale që mbetet tepër e ngushtë, me sondazhet që tregojnë se Trump dhe Harris mbeten të barabartë në shumë shtete të fushëbetejës.

Trump foli për më shumë se një orë gjatë tubimit dhe rinovoi premtimet e tij për mbylljen e kufirit të SHBA-së me Meksikën.