Tryeza PS-Rithemelimi, Salianji kundër/ Bardhi: Secili është i lirë të shprehi mendimin! Nuk ka ….
Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Rithemelimit foli për mediat deputeti Gazment Bardhi. Ai tha se grupi parlamentar ka mbështetur qëndrimet e përfaqësuesve në Konferencën e Kryetarëve.
‘Grupi ka mbështetur mendimi që përfaqësuesit e vetë kanë mbajtur në Konferencën e Kryetarëve. Për ne, normalizimi i jetës parlamentar ka qenë dhe mbetet qëllim i joni. Po sigurisht pa u nënshtruar dhe tejkaluar nevojën që ka Shqipëria për respektimin e Kushtetutës. Kërkesat kanë qenë të qarta. Siç e kam thënë kemi rënë dakord, është duke u punuar për të finalizuar këtë dakordësi. Ne iu qëndrojmë dakordësisë në parim në ,mbledhje dhe të përkthehet në vendimmarrje. Jemi duke punuar për të gjitha çështjet që ramë dakord. Grupi i PD i qëndron dakordësisë në parim të shprehur edhe dje. Urojmë që të finalizohet me vendimmarrje të Kuvendit.’, tha Bardhi.
Sa i përket deklaratve të Salianjit që ishte kundër negociatave me PS-në, Bardhi tha se secili është i lirë të shprehi mendimin e tij.